31.1 C
New York
Wednesday, June 19, 2024

Buy now

Gara për titull vazhdon në Suharekë, Ballkani sot e pret Dritën

- Advertisement -

Në Superligën e Kosovës në futboll sot do të luhen tri ndeshje në kuadër të xhiros së 30-të.

Vëmendja kryesore do të jetë në derbin mes Ballkanit e Dritës që do të luhet nga ora 15:00 në Suharekë.

Ballkani aktualisht e mban vendin e parë me 59 pikë, ndërsa Drita pozicionohet e dyta me 57 sosh.

Interesante pritet të jetë edhe ndeshja mes Gjilanit dhe Feronikelit, të cilët po luftojnë për mbetje në Superligë.

Gjilanit është në vendin e 7-të me 33 pikë, ndërsa Feronikeli gjendet një pozitë me poshtë me 30 pikë.

Kurse, përballje më të lehtë pritet ta ketë Dukagjini ku do të udhëtojë për në Prizren e që përballë do ta ketë Lirinë e cila tashmë ka rënë edhe zyrtarisht nga liga.

Dukagjini gjendet në pozitën e 6-të me 37 pikë, ndërsa Liria në vendin e fundit me vetëm 10 pikë nga 29 xhiro.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit