Përparim Rama që nga viti 2021 është duke udhëhequr me komunën e Prishtinës, e përpara se ta merrte mandatin ai para qytetarëve kishte bërë disa premtime.
Premtimet e kryetarit Rama ishin të shumta, mbi 200 premtime të bëra para qytetarëve, duke përfshirë zgjidhjen e shumë problemeve që ballafaqoheshin banorët e Prishtinës, transmeton Telegrafi.
Instituti GAP para disa ditësh ka publikuar një raport, duke publikuar disa të dhëna se sa janë realizuar premtimet e kryetarëve nëpër komuna.
Te pjesa e kryeqytetit bëhet e ditur se Përparim Rama kishte bërë 206 premtime.
Nga 206 premtime të bëra, Rama ka përfunduar vetëm 43 prej tyre.
34 nga premtime e tij janë gjysmë të përmbushura, ndërsa po ashtu po bëhet e ditur se 54 nga premtimet kanë filluar të realizohen.
Në raport theksohet se 75 e premtimeve nuk kanë filluar ende.
Përparim Rama (LDK) kishte marrë shumicën e votave në raundin e dytë zgjedhor të zgjedhjeve lokale, gjatë vitit 2021 duke e përmbysur rezultatin nga raundi i parë i zgjedhjeve më 17 tetor.
Ai kishte marrë 40 mijë e 658 vota apo 51.07 në përqindje.
Rama kundërkandidat në zgjedhjet lokale kishte pasur Arben Vitinë nga LVV, i cili në raundin e parë doli si fitues, duke marrë 38 mijë e 958 vota apo 48.93 për qind të votave