7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Gani Geci reagon pas vdekjes së Faton Hajrizit: Ai nuk më dëgjoj mua

- Advertisement -

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka reagur pas vdekjes së Faton Hajrizit.

Geci, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se në ditën e fundit të burgut të tij është takur me Fatonin ku edhe e ka këshilluar që të mos shkel më ligjin.

Postimi i plotë:

Ngushëllime familjes Hajrizi!

Ngushëllime babës dhe nanës së Faton Hajrizit!

Fatoni nuk më dëgjoj mua !

Nuk e dëgjoj  Babën e as Nanën e vet!

Fatonin e  pranova në dhomën time, ditën që unë u lirova nga burgu i Smrekonicës,si burg i tipit të hapur, biseduam gjërë e gjatë deri në ora 16:00 kur unë edhe u lirova.

Fatoni ishte i fundit nga rreshti i gjatë i të gjithë të burgosurëve që më përcollen deri te dera e daljes.

Më përqafoi dhe më uroj lirimin! I thash: Ishalla sa ma shpejt del edhe ti!

Atë ditë thash: Faton edhe disa muaj e ke kushtin të lutem për hatër të babës e për hatër të nanës, të cilët u kujdesen për ty për tër kohën sa ke qëndru në burg, rri  mirë se këtu është tipi i hapur i burgut dhe ke të drejtë edhe të punosh jashtë institucionit, ja lexova nenet e Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, “për të drejtën për punë”, për të drejtën e “lirimit me kusht”  i thash ke me pas mundësi me punu, ke me marr kushtin edhe ke mu u liru.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit