Gani Geci lirohet nga paraburgimi

- Advertisement -

Gani Geci është liruar nga paraburgimi, pasi është intervistuar në Prokurorinë e Shtetit lidhur me dyshimet për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj.

Lirimin e tij nga paraburgimi e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali avokati Besnik R. Berisha, raporton Sinjali.

Rasti lidhet me një postim të Mehmetajt në Facebook për deputetin Fatos Geci. Sipas dosjes së Prokurorisë, Gani Geci dyshohet se e kishte kanosur gazetarin, duke i kërkuar që ta largonte ose ta ndryshonte përmbajtjen e postimit.

Të ngjashme

Të fundit