Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB), ka njoftuar se janë ekzekutuar pagesat direkte për 5 mijë e 455 fermerë përfitues të subvencioneve, në vlerë të përgjithshme prej mbi 6.2 milionë eurosh.
Sipas njoftimit të publikuar sot, më 23 tetor 2026, në sektorin e blegtorisë janë realizuar pagesat për 690 fermerë, në vlerë prej 521 mijë e 215 eurosh.
Ndërkaq, për sipërfaqet bujqësore kanë përfituar 4 mijë e 765 fermerë, me një shumë të përgjithshme prej 5 milionë e 705 mijë e 211.89 eurosh.
Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë ka bërë të ditur se listat e fermerëve përfitues janë publikuar në faqen zyrtare të institucionit, ku secili fermer mund të kontrollojë nëse është përfshirë në pagesat e realizuara.
Listat e përfituesve mund t’i gjeni në këtë link:
https://azhb-rks.net/sq/lista-e-perfituesve
AZhB ka njoftuar gjithashtu se po vazhdon punën për ekzekutimin e pagesave të tjera të parapara në kuadër të programit të subvencionimit.
Sipas të dhënave zyrtare, gjithsej 33 mijë e 460 fermerë kanë aplikuar për mbështetje financiare në këtë proces.
Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë kanë ritheksuar përkushtimin e tyre për realizimin e pagesave dhe mbështetjen e fermerëve, me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të bujqësisë në Kosovë.






