0.7 C
New York
Tuesday, January 14, 2025

Buy now

Galatasaray e do Gundoganin, i ofron rrogë javore prej 180 mijë eurosh

- Advertisement -

Afati kalimtar në Turqi ka nisur pikërisht në ditën e sotme dhe do të mbyllet më 11 shkurt.

Kështu, skuadrat e Super Lig, duke nisur nga sot, mund të shesin dhe të blejnë futbollistë.

Në të njëjtën kohë, klubet e mëdhenj të kampionatit turk, ku luajnë Immobile e Ambrarat, janë duke i mbyllur disa transfere pas marrëveshjeve të arritura ditë më parë.

Galatasaray, i cili zakonisht tregohet më aktivi në afate kalimtare, është në kërkim të një mesfushori dhe një sulmuesi kualitativ, mbi të gjitha pas lëndimit të rëndë të Mauro Icardit, i cili e ka prishur ekuilibrin e skuadrës.

Ndër objektivat që kanë përfunduar në shënjestër të klubit turk është edhe protagonisti i “treshes” së Manchester Cityt, i rikthyer vetëm verën e kaluar nga eksperienca e shkurtër në Barcelonë, është Ilkay Gundogan.

Sipas mediumit britanik “The Sun”, klubi nga Stambolli e ka avancuar ofertën për futbollistin 34 vjeçar.

Propozimi për përfaqësuesin gjerman është kontratë dyvjeçare për ta veshur fanellën e “Luanëve”, aktualisht liderë në Super Lig.

Dhe, atij i është bërë gati një rrogë prej 150 mijë funtesh në javë, respektivisht 178 mijë euro.

Për momentin, Gundogan nuk është duke e kaluar një sezon të dëshiruar në Manchester City, përkundër dëshirës së tij të madhe për t’u rikthyer në “Etihad Stadium”.

Tash i mbetet futbollistit të vendos nëse dëshiron të vazhdojë të luajë apo t’i vendos këpucët në gozhdë, për ta nisur eksperiencën e re si trajner, duke hyrë në stafin teknik të Pep Guardiolës si njëri prej asistentëve të tij.

Natyrisht, oferta e Galatasarayt nuk është për t’u hedhur poshtë për mesfushorin kreativ.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit