8.3 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Gal Gadot do të jetë Kleopatra e re

- Advertisement -

Gal Gadot është gati për filmin e radhës dhe kësaj here do të jetë Mbretëresha ikonë e Egjiptit, Kleopatra. Aktorja 36-vjeçare izraelite ngacmoi pak admiruesit me përshkrimin mbi projektin e ri.

Nuk do iu tregojmë vetëm sa seksi dhe tërheqëse ishte, por sa strategjike dhe e zgjuar, sa ndikim pati dhe ka ende në botën e sotme”, u shpreh ylli i “Wonder Woman”.

Kur Gadot iu caktua roli në fjalë në vitin 2020, mori kritika të ashpra se ajo do ta “zbardhte” figurën historike. Kritikët thanë se një aktore afrikane apo arabe do të ishte më e përshtatshme, por ajo nuk u step aspak.

Si fillim, duhet të jeni të saktë me faktet sepse Kleopatra ishte maqedonase. Po kërkohej një aktore maqedonase që t’i përshtatej Kleopatrës. Nuk ishte. Dhe unë isha shumë e dhënë pas Kleopatrës”.

Pas suksesit me “Red Notice”, historia e Mbretëreshës egjiptiane pritet të jetë një tjetër realizim i përkryer nga Gadot.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit