19.2 C
New York
Saturday, September 28, 2024

Buy now

Gabriel Jesus lidhet me një rikthim shokues te ish-klubi i tij

- Advertisement -

Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Jesus është i lidhur me një rikthim në vendlindjen e tij, me ish-klubin e tij, Palmerias që është interesuar për shërbimet e tij.

27-vjeçari e nisi karrierën me këtë klub në Brazil, duke shënuar 29 gola në 83 ndeshje, para se Manchester City nënshkruajti me të.

Tani, klubi brazilian është i interesuar ta rikthejë atë në skuadrën e tij.

Klubi nga Sao Paulo dëshiron që të bëj një transferim të madh para nisjes së Kupës së Botës për Klube sezonin tjetër, me “Bola VIP” që raporton se Gabriel Jesus është lojtari që klubi ka vendosur tërë fokusin e tij.

Siç raportohej nga mediat angleze, Arsenali ishte i gatshëm ta shiste Jesusin gjatë kësaj vere, por asnjë ofertë konkrete nuk erdhi për sulmuesin brazilian.

Megjithatë, trajneri Mikel Arteta sugjeroi që ai mund të luajë një rol kyç për “Topçinjtë” edhe këtë sezon, pas paraqitjeve të mira në parasezon.

Jesus ka bërë 83 paraqitje për klubin e Londrës Veriore, mirëpo për momentin nuk është sulmuesi favorit për Mikel Artetan.

Ai luajti vetëm si zëvendësues në tri nga pesë ndeshjet e fundit në elitë.

Raportohet se Arsenali është i gatshëm të pranojë ta shesë Jesusin për një shumë prej 40 milionë eurove gjatë afatit kalimtar të janarit.

Palmerias ka bërë të ditur se mund të arrijnë këtë shumë në vitin 2025.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit