Futbollisti i Malishevës, Xhemal Ibishit, shpallet ‘Ylli i Javës’

- Advertisement -

 

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.

Për javën e tridhjetë e një të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë për herë të parë futbollistit të FC Malishevës, Xhemal Ibishit, i cili shënoi dy gola në fitoren kundër SC Gjilanit, e cila përfundoi me rezultatin 3:1.

📈Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

🗣️Pasi mori këtë çmim, Ibishi u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës:
“Ka qenë një ndeshje ndër më të vështirat në këtë kampionat. Kemi analizuar kundërshtarin në detaje për ta mposhtur dhe për të arritur synimin që kemi si ekip. Shpresoj që kemi arritur nëmënyrën më të mirë të mundshme, por ende nuk ka përfunduar, pasi i kemi edhe pesë finale deri në fund të sezonit.

Synimi dihet që është vendi i tretë, që na dërgon në Europë. Besoj që kemi bërë një punë shumë të mirë së bashku si ekip, jemi angazhuar dhe mendoj që edhe rezultatet kanë ardhur në mënyrënmë të mirë të mundshme. Së pari dua të falënderoj trajnerin për besimin e dhënë, gjithashtu edhe bashkëlojtarët dhe stafin e ekipit, pasi pa ndihmën e tyre nuk do të kisha mundur të shënoj dy golakaq të rëndësishëm dhe t’i ndihmoj ekipit në realizimin e synimeve.“ tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Të ngjashme

Të fundit