Futboll, finalja e Kupës së Kosovës luhet më 21 maj në Prishtinë

- Advertisement -

Finalja e madhe e Kupës së Kosovës në futboll, do të zhvillohet muajin e ardhshëm, saktësisht në javën e fundit të majit.

Dukagjini – Ferizaj, do të përballen në ndeshjen finale që do të luhet më datën 21 maj në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Të dy këto skuadra, të mërkurën konfirmuan kalimin në finale të kësaj gare pasi në gjysmëfinale eliminuan Ballkanin dhe Llapin pas dy ndeshjeve të zhvilluara.

Si Dukagjini ashtu edhe Ferizaj, do të paraqiten për herë të katërt në finale të Kupës, garë që siguron daljen në Evropë sezonin e ardhshëm për fituesin.

Të dy skuadrat në finale do të luftojnë për trofeun e parë të Kupës së Kosovës në historinë e tyre.

Të ngjashme

Të fundit