Fundi i një epoke? Dani Carvajal mbetet jashtë listës paraprake të Spanjës për Botërorin 2026

- Advertisement -

Një nga emrat më të mëdhenj të futbollit spanjoll nuk do të jetë pjesë e Kupës së Botës 2026.

Dani Carvajal është lënë jashtë listës paraprake të Spanjës nga selektori Luis de la Fuente.

Sipas mediave spanjolle, brojtësi i Real Madridit nuk është përfshirë në mesin e 55 lojtarëve të parazgjedhur për Botërorin që nis këtë verë, duke sinjalizuar fundin e një epoke për kombëtaren spanjolle.

Carvajal ka qenë një nga figurat më të rëndësishme të Spanjës në dekadën e fundit, duke fituar respekt të madh me paraqitjet e tij si te kombëtarja, ashtu edhe te Real Madridi.

Megjithatë, lëndimet e shumta dhe konkurrenca e madhe në repartin defensiv duket se kanë ndikuar në vendimin e stafit teknik.

Mungesa e tij ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku tifozët e kanë cilësuar si “fundin e një epoke” për një prej legjendave moderne të futbollit spanjoll.

Carvajal ka zhvilluar mbi 50 ndeshje me fanellën e Spanjës dhe ishte pjesë e skuadrës që fitoi Evropianin, ndërsa me Real Madridin ka fituar gjithçka në nivel klubesh, përfshirë disa trofe të Champions League.

Të ngjashme

Të fundit