12.1 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

FSK shkatërron përfundimisht bombën 907 kilogramshe në Merdare

- Advertisement -

Ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, përkatësisht ekipet e EOD-së në bashkëpunim me Ekipin e EOD-së së KFOR-it Amerikanë, këtë të premte kanë bërë të ditur se kanë asgjësuar përfundimisht bombën Mk 84 me peshë 907 kilogramë në fshatin Merdare të Podujevës.

Sipas njoftimit të FSK-së, operacioni është mbyllur me sukses pas 14 orësh punë dhe bomba nuk paraqet rrezik më për qytetarët e Kosovës.

“Shkatërrimi është bërë në ambiente të kontrolluara dhe sipas kushteve dhe standardeve më të larta të sigurisë ,forma e shkatërrimit të bombës ishte  shpërthim më fuqi të ultë ku është ruajtur shumica e trupit ,që do të përdoret  në të ardhmen për trajnime të pjesëtarëve në këtë fushë”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Kujtojmë se kjo bombë është gjetur në fillim të dhjetorit të këtij viti në tunelin e hekurudhës në Merdare, ku ishte duke u pastruar nga organizata humanitare e deminimit NPA.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit