Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim pjesëtarët e FSK-së të cilët përfaqësuan FSK-në në garën “Ushtari më i mirë”, të zhvilluar në shtetin e Ajova-s, SHBA.
Pjesëtarët e FSK-së arritën rezultate të larta, ku u renditën në vendin e dytë në këtë garë, duke dëshmuar nivel të lartë të përgatitjes profesionale, fizike dhe ushtarake.
Me këtë rast, Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i dekoroi pjesëtarët me medalje për rezultate të larta, në shenjë vlerësimi për përkushtimin, profesionalizmin dhe suksesin e treguar gjatë garës.
“Suksesi i tyre përbën një vlerë të shtuar për FSK-në dhe dëshmi të përgatitjes së vazhdueshme të pjesëtarëve të saj sipas standardeve më të larta ushtarake”, thuhet në njoftimin e FSK-së.






