Në kuadër të partneritetit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Gardës Kombëtare të Ajova-s, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një delegacion nga FSK-ja mori pjesë në Konferencën Planifikuese për koordinimin e trajnimeve dhe aktiviteteve për vitet 2025-2027, sipas linjave të përpjekjeve; Manovrës, Mbështetjes Logjistike, Personelit, Komunikimit dhe Kibernetikës, Mjekësisë si dhe Kanalit të Nënoficerëve dhe Zhvillimit të Liderëve.
Konferenca është realizuar në Ajova të ShBA-së, bazuar në udhëzimet dhe zotimet e komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe komandantit të Gardës Kombëtare të Ajova-s, gjeneral major Stephen Osborn, bazuar në partneritetin që ka FSK me Gardën Kombëtare të Ajova-s, delegacioni nga FSK është udhëhequr nga Shefi i G3/7 SHPFSK, kolonel Astrit Haliti dhe pjesëmarrje nga: G1SHP, G4SHP Rreshter Majori i FSK-se dhe KFT.