FSK gjen trupin e pajetë të personit të zhdukur në Liqenin e Batllavës

- Advertisement -

Ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë gjetur trupin e pajetë të personit që ishte raportuar i zhdukur në Liqenin e Batllavës.

Sipas njoftimit të FSK-së, trupi u lokalizua pas dy ditësh kërkime intensive, të zhvilluara në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, strukturat komunale të Komunës së Podujevës dhe shoqatat e angazhuara në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Operacioni u zhvillua në terren gjatë dy ditëve, me pjesëmarrjen e ekipeve të specializuara, të cilat arritën ta gjejnë trupin e viktimës në ujërat e liqenit.

Të ngjashme

Të fundit