Kandidatja për presidente nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për raportet e saj me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, duke thënë se gjatë viteve kanë pasur bashkëpunim të mirë institucional.
Në një deklaratë për Kanal10, Osmani tha se Konjufca e ka mbështetur në shumë vendime gjatë mandatit të saj si presidente, përfshirë edhe çështje të rëndësishme në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Megjithatë, ajo tha se e ka befasuar qëndrimi i tij i fundit, duke e cilësuar si indiferent ndaj një fushate që, sipas saj, ka qenë linçuese.
“Me zotëriun Konjufca ne kemi pasur raporte shumë të mira përgjatë viteve që nga koha kur kemi qenë deputet pastaj kemi bashkëpunuar shumë mirë këto pesë vite, më ka mbështetur ne cdo punë qe e kam ndërrmarr si presidente përfshirë edhe këtë të fundit me Amerikën, prandaj e vetmja që më ka befasuar duke e njoftur mirë Konjufcën si një politikan dhe si një njeri i rrespektueshëm ka qenë që ka qëndruar indifirent ndaj një fushate licuese dhe njëllosëse në esencë e godet konceptin e familjes shqiptare në Kosovë”, tha ajo në Kanal10.
Osmani shtoi se ajo asnjëherë nuk ka lejuar që dikush ta godet familjen e zotëriut Kurti apo Konjufca në prezencë timen.
Për më shumë detaje ndiqeni videon më poshtë.






