Franca eliminon Suedinë, Mbappe shënon dy gola

- Advertisement -

Siç edhe pritej, Franca është kualifikuar në fazën e 16 ekipeve më të mira të Botërorit.

“Gjelat” triumfuan pastër 3-0 ndaj Suedisë, në një ndeshje të dominuar totalisht.Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të francezëve, falë golit të Kylian Mbappe në minutën e 45-të.

Më herët i njëjti lojtar u ndal nga shtylla, ndërsa të njëjtin fat pas tij kishte dhe Olise.Fraksioni i dytë nisi me golin e Barcola që dyfishoi shifrat, ndërsa Mbappe kompletoi dopietën personale në minutën e 74-t.

Me këtë dopietë, Mbappe arrin Messin me 6 gola këtë edicion.

Në raundin e 1/8-ve, Franca do të përballet me Paraguain, kombëtare që eliminoi Gjermaninë.

Të ngjashme

Të fundit