Peci thotë se drejtori i policisë duhet të raportojë lidhur me dërgimin e Njësisë Speciale në Skenderaj
Analisti Lulzim Peci, lidhur me dërgimin e Njësisë Speciale në Skenderaj, në emisionin “Click” në RTV21 tha se në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit, për këtë çështje duhet të ketë dëgjim në Komisionin për Siguri për drejtorin e policisë.
“I cili duhet të ketë obligim që t’i njoftojë deputetët për krejt detajet e këtij operacioni”, tha ai.
“Këtu çështja kyçe është se çfarë informacioni ata kanë pasur që mund të bëhet në Skenderaj nëse do të ndodhë që do të eskalojë situata dhe a ka qenë real ai informacion apo jo”, u shpreh Peci.
Tutje, ai krahasoi kohën kur anëtarët e Lëvizja Vetëvendosje ushtronin dhunë ndaj policisë në protesta në Prishtinë, duke thënë se në Skenderaj nuk kishte diçka të tillë, pasi që qytetarët vetëm ishin mbledhur aty.






