Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pasi Bashkimi Evropian ka hequr viziat për bartësit e pasaportave ilegale serbe në Kosovës, duke thënë se ky vendim është një paralajmërim i rrezikut.
Ai ka thënë se ky vendim është “simptomë serioze e Asociacionit në ardhje”
“Përgjegjësia kryesore për këtë pësim i takon Qeverisë së Kosovës. Nën mandatin e saj kishe obligim që të siguronte mirëqenie për të gjithë qytetarët pa dallim, por ja që e thelloi dallimin edhe më, si në përfaqësim politik ashtu edhe në atë ekonomik e social.” – ka shkruar ai në Facebook.
Reagimi i plotë:
Vendimi i Këshillit të Bashkimit Evropian për heqjen e regjimit të vizave qytetarëve të Kosovës që posedojnë pasaporta ilegale, të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë, është paralajmërim i rrezikut.
Sovranitetit i brendshëm është duke shërbyer vetëm si material përdorimi populist, në ndërkohë që BE sheh Kosovën zyrtare si të barazvlefshme me entitetin illegal, autonom të Serbisë në Kosovë. Për më tepër, ky paralelizëm është simptomë serioze e Asociacionit në ardhje.
Kjo është dëshmi që brenda projektit dialogues me Asociacionin në të, ti vetëm sa ke avancuar drejt tij. Ato kushtet e pafund, qesharake, kanë shërbyer në këmbim/mungesë të pozicionit të ri në dialog.
Përgjegjësia kryesore për këtë pësim i takon Qeverisë së Kosovës. Nën mandatin e saj kishe obligim që të siguronte mirëqenie për të gjithë qytetarët pa dallim, por ja që e thelloi dallimin edhe më, si në përfaqësim politik ashtu edhe në atë ekonomik e social.
Liria e lëvizjes i takon secilit qytetarë dhe ky duhet të jetë parim që qeverisë me jetën tonë. Tutje, qytetarët nuk guxojnë t’i vuajnë politikat populiste për shkak të etnisë që kanë. Çëshjta që po diskutojmë këtu është pikërisht lagimi përherë e më shumë prej mundësisë për paqe.
Paralelizmat e tilla, në kuptimin legal, formalizojnë Asociacionin, para kurorëzimit të tij final.