Mjet i dyshimtë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, evakuohen qytetarët

- Advertisement -

Policia ka pranuar informatën për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, në afërsi të sheshit “Skënderbeu”.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për kryeqytet, Enis Pllana, i cili tha se në një perimetër të caktuar janë evakuuar qytetarët.

“Rreth orës 17:00, kemi pranuar një informatë për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën Rrustem Hyseni, në Prishtinë”.

“Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, thuhet në konfirmim.

Të ngjashme

Të fundit