8.8 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Rumanisë

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës sonte (e premte) do t’ia bëjë sefte rrugëtimit në Ligën e Kombeve, me objektivin e vetëm që të avancojë në Ligën B.

“Dardanët” si sfidë të parë e kanë klubin që iu ka sjellë mjaftë telashe së fundmi, e që shumica e vlerësojnë si favorit, Rumaninë.

Mirëpo, te Kosova ka optimizëm të lartë që me kualitetin e lojtarëve t’i mposhtë rumunët dhe t’i arkëtojë pikët e plota në “Fadil Vokrri” që janë ‘jetike’ për një kualifikim tutje.

Përzgjedhësi Franco Foda pritet t’i qëndrojë besnik formacionit 4-2-3-1, me mesfushorin Elvis Rexhbecaj që do të debutojë nga minuta e parë, për të luajtur pranë Valon Berishës dhe Florent Muslijës, me këtë të fundit që do të përdoret si “numër 10”, apo mesfushor sulmues.

Sulmi më shumë gjasë do të jetë i pandryshuar, pra lojtarët në top formë si Milot Rashica e Edon Zhegrova në krahë, pranë qendërsulmuesit së Mallorcas Vedat Muriqi.

Aro Muric do të jetë portieri kryesor, kurse në ‘zemrën e mbrojtjes’ do të jenë dyshja Fidan Aliti e kapiteni Amir Rrahmani. Ndërkohë, në krahë do të luajnë Mërgim Vojvoda e Leart Paqarada.

Formacioni i mundshëm i Kosovës:

Muric; Paqarada, Aliti, Rrahmani (C), Vojvoda; Rexhbecaj, Berisha; Rashica, Muslija, Zhegrova; Muriqi.

Kujtojmë, përballja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në një stadium të stërmbushur me tifozë, meqenëse të gjitha biletat janë shitur.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit