Ligji për Fondin Sovran vazhdon të ndodhet ende në Gjykatën Kushtetuese për interpretim.
Të njëjtin atje para 10 muajve e dërgoi opozita, dhe të njëjtit presin që ai të rrëzohet, pasi sipas tyre, ka plot vërejtje, raporton Klan Kosova.
Sipas kryetarit të Komisionit për Ekonomi nga radhët e Partisë Demokratike, Ferat Shala, drafti është në funksion të grupeve të interesit.
Por, mazhoranca, që e cilësoi si projektin më të madh për transformimin ekonomik të vendit, thotë se kjo praktikë zbatohet në 170 vende të botës, dhe se nga kjo nismë nuk do të hiqet dorë.
Zgjidhjen për këtë ligj e sheh pas 9 shkurtit 2025 edhe njëri nga hartuesit e Fondit, Emanuel Bajra, që thotë se pavarësisht vendimit nga Kushtetuesja,një etnitet i tillë duhet bërë me patjetër.