Foden mbetet te City deri më 2030

- Advertisement -

Sulmuesi Phil Foden ka vazhduar bashkëpunimin me Manchester Cityn, ka njoftuar të mërkurën skuadra angleze.

Foden ka firmosur kontratë të re, e cila do ta mbajë në “Etihad Stadium” deri në vitin 2030 pasi kontrata e mëparshme i skadonte verën e ardhshme.

Futbollisti anglez ka deklaruar se është shumë i lumtur që do të vazhdojë të mbetet pjesë e skuadrës së Cityt, me të cilën ka synime të mëdha.

26-vjeçari është zhvilluar në akademinë e Cityt dhe me ekipin e parë, tashmë ka fituar20 trofe, përfshirë këtu gjashtë tituj kampioni të Anglisë dhe Ligën e Kampionëve.

Në sezonin 2025/26, Foden ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 7 asistime në 50 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

Të ngjashme

Të fundit