Malisheva shkruan historinë duke mposhtur gjigantin skocez Hibernian me rezultat të pastër 2-0 në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Ligës së Konferencës
Kreshnik Uka hapi serinë e golave në pjesën e parë, ndërsa Valmir Nafiu vulosi fitoren spektakolare me golin e minutës së fundit.
Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Skoci, ku skuadra kosovare do të udhëtojë me një epërsi të madhe dhe plot besim për kualifikim 💪🇽🇰






