Alarm për motin në Himarë, Bashkia u bën thirrje qytetarëve dhe pushuesve të kenë kujdes

- Advertisement -

Ashtu si Bashkia e Vlorës, edhe Bashkia e Himarës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e pritshëm të kushteve atmosferike gjatë ditës së premte.

Sipas njoftimit të Bashkisë Himarë, bazuar në parashikimet më të fundit meteorologjike, territori i bashkisë pritet të përfshihet nga mot i paqëndrueshëm, me reshje shiu, shtrëngata dhe stuhi lokale, të cilat në intervale të shkurtra mund të paraqiten me intensitet të lartë.

Bashkia u bën thirrje qytetarëve, bizneseve dhe pushuesve të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë përkeqësimit të motit, të mos qëndrojnë pranë përrenjve, zonave me rrezik përmbytjeje apo pemëve të larta.

Strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Himarë bëjnë me dije se do të jenë në gatishmëri për monitorimin e situatës dhe do të informojnë publikun për çdo zhvillim të mëtejshëm 

Të ngjashme

Të fundit