17.3 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Fitore e madh për Dortmundin, Unioni i Berlinit merr kryesimin e kampionatit

- Advertisement -

Dortmund arriti një fitore bindëse në javën e 19-të të Bundesligës, teksa verdhezinjtë triumfuan në shtëpi me rezultatin e thellë 5-1 ndaj Freiburg.

Në fakt, pjesa e parë e sfidës ishte e ekuilibruar duke përfunduar në barazim 1-1. Ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Schlotterbeck në minutën e 26-të ndërsa miqtë barazuan në të 45-tën me anë të Holer.

Gjithsesi, Dortmund ishte i papërmbajtshëm në fraksionin e dytë të lojës duke shënuar katër herë të tjera. Ai që kaloi në avantazh Dortmund ishte Adeyemi në të 48-tën, ndërsa më pas erdhën edhe golat e Haller, Brandt dhe Reyna. Kështu, në fund të 90-minutave rezultati u fiksua në shifrat 5-1 teksa pas këtij rezultati, Dortmund ngjitet në kuotën e 37 pikëve në vend të tretë ndërsa nga ana tjetër, Freiburg mbetet në vend të gjashtë me 34 pikë.

Sakaq, vijon surpriza Union Berlin në Bundesliga. Këtë herë kryeqytetasit mposhtën me shifrat 2-1 Mainz dhe pas javës së 19-të, marrin kreun e kampionatit me 39 pikë duke lënë pas të paktën për momentin Bayern Munich që ka një ndeshje më pak në kalendar. Sa i takon ndeshjeve të tjera të Bundesliga-s, Bochum mposhti 5-2 Hoffenheim, Eintracht Frankfurt fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Hertha Berlin ndërsa Koln barazoi pa gola ndaj Leipzig.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit