Fisnik Asllani te skuadra tjetër gjermane, Leipzigu

- Advertisement -

Megjithatë, sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani do të mbetet në Bundesliga të Gjermanisë por jo te skuadra e Hoffenheimit.

Asllani gjatë kësaj jave, pritet ta kompletojë transferimin e tij te skuadra e Leipzigut, e cila pothuajse ka mbyllur marrëveshjen me Hoffenheimin.

Kjo edhe është arsyeja që Asllani nuk është bashkuar me Hoffenheimin në fazën përgatitore, pasi pritet ta kompletojë së shpejti transferimin e tij.

Në fakt, Leipzigu ka pranuar të paguajë klauzolën e lirimit të Asllanit në vlerë prej 30 milionë eurosh dhe brenda pak ditësh, gjithçka do të bëhet zyrtare.

Interesim për asllanin kishte shprehur edhe Barcelona por klubi spanjoll nuk ndërmori hapa konkret për transferimin e tij, ndërsa Leipzigu avancoi në bisedimet me Hoffenheimin.

Asllani 23-vjeçar, sezonin e kaluar ishte prej sulmuesve më të mirë në kampionatit gjerman kurse në 35 paraqitje në të gjitha garat, ai pati 11 gola e 10 asistime.

Sulmuesi I Kombëtares së Kosovës ka kontratë me Hoffenheimin deri në verën e vitit 2029.

Të ngjashme

Të fundit