21.3 C
New York
Wednesday, May 1, 2024

Buy now

Finalja Argjentinë – Francë shkon në vazhdime

- Advertisement -

Finalja e madhe e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës ka shkuar në vazhdime pas një fundi dramatik.

Pas 90 minutave të rregullta, Argjentina dhe Franca kanë luajtur baras 2:2 në “Lusail Iconic Stadium” në Katar.

Ishte ylli francez, Kylian Mbappe që me dy gola të shpejt në 10 minutat e fundit ua heqi nga “duart” trofeun argjentinasve që po avanconin me dy gola.

Baraspesha në rezultat zgjati deri në minutën e 23-të kur Lionel Messi u tregua i saktë nga penalltia. 13 minuta më vonë, Angel Di Maria konkretizoi me gol një kundërsulm të shpejtë të Argjentinës.

Kthimin e madh të Francës e bëri Mbappe që fillimisht ngushtoi shifrat në minutën e 80-të nga penalltia, ndërsa dy minuta më vonë e barazoi atë me një supergol.

Kësisoj, fituesi i Kupës së Botës do të përcaktohet në vazhdime ose në penallti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit