7.9 C
New York
Thursday, April 18, 2024

Buy now

Në pranverën e ardhshme pritet të prezantohet MacBook Air i ri me ekran prej 15.5-inç

- Advertisement -

Përveç MacBook Air prej 13.6 inç, Appple në pranverë do të duhej ta prezantonte edhe variantin më të madh që do të jetë i disponueshëm me një ekran prej 15.5-inç

Reporteri i Bloomberg, Mark Gurman qysh në korrik të këtij viti njoftoi se Apple po punon në një model më të madh të MacBook Air, e tani këtë e konfirmon edhe Ros Jang.

Sipas burimeve të tij, gjiganti i fushës së teknologjisë informatike nga Cupertino, do të fillojë me prodhimin e panelit më të madh në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, duke sugjeruar që Air më i madh do të mund të prezantohet gjatë verës.

Një parashikim të ngjashëm e ka dhënë edhe Gurman, që do të thotë se vërtetë po përgatit rifreskimi i MacBook Air, i cili për herë të parë doli në treg në vitin 2008, transmeton Telegrafi.

Jang, ka dhënë më shumë detaje për këtë, duke pretenduar se laptopi i ri nga Apple do të ketë ekran 15.5 inç, dhe nuk do të jetë siç jemi mësuar ta shohim atë prej 13.6.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit