Gjithçka është gati në Jeddah të Arabisë Saudite, ku ka nisur mbrëmja e madhe e boksit e kryesuar nga përballja mes Anthony Joshua dhe Kristian Prengës.
Ish-kampioni i botës në peshat e rënda rikthehet në ring për një duel shumë të pritur, ndërsa boksieri shqiptar Kristian Prenga synon të shkaktojë një nga surprizat më të mëdha të viteve të fundit.
Mijëra tifozë janë të pranishëm në arenë, ndërsa vëmendja e botës së boksit është përqendruar te kjo përballje, e cila pritet të përcaktojë edhe hapat e ardhshëm në kategorinë e peshave të rënda.






