23.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

FIllojnë punimet për ndrrimin e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”

- Advertisement -

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se kanë filluar punimet për ndrrimin e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Sipas njoftimit, presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe ministri i Sportit, Hajrulla Çeku kanë vëzhguar nga afër fillimin e punimeve për tapetin e ri, raporton Scanner.

Njoftimi i plotë:

🏟️ FIllojnë punimet për ndrrimin e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”

🤝🏻 Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe ministri i Sportit, Hajrulla Çeku kanë vëzhguar nga afër fillimin e punimeve për tapetin e ri.

🟢 Fusha Hibrid e cila do të vendoset në stadiumin “Fadil Vokrri” është teknologjia e fundit e fushave dhe e para e llojit të tillë në Kosovë.

🔥Kjo fushë do të ketë edhe sistemin e ngrohjes, që do të jetë një lehtësim për mirëmbajten e saj gjatë stinëve të vjeshtës dhe dimrit, kur në Kosovë mbretëron mot i ftohtë.

🙎‍♂️I pranishëm ishte edhe Gusan Hatko, nga kompania Hatko, ekipi i së i cilës do të punojë në fushën hibrid të stadiumit në kryeqytet.

🎖️Mirëmbajtja e kësaj fushe do të bëhet me pajisje të veçanta dhe inovative të cilat janë të dedikuara për fushat hibrid.

🔝 Punimet e kësaj fushe do të vazhdojnë me intensitet të lartë për disa muaj në vazhdim.

https://www.facebook.com/share/v/voX1EXQFmwLegHYR/?mibextid=oFDknk

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit