Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se kanë filluar punimet për ndrrimin e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Sipas njoftimit, presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe ministri i Sportit, Hajrulla Çeku kanë vëzhguar nga afër fillimin e punimeve për tapetin e ri, raporton Scanner.
Njoftimi i plotë:
🏟️ FIllojnë punimet për ndrrimin e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”
🤝🏻 Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe ministri i Sportit, Hajrulla Çeku kanë vëzhguar nga afër fillimin e punimeve për tapetin e ri.
🟢 Fusha Hibrid e cila do të vendoset në stadiumin “Fadil Vokrri” është teknologjia e fundit e fushave dhe e para e llojit të tillë në Kosovë.
🔥Kjo fushë do të ketë edhe sistemin e ngrohjes, që do të jetë një lehtësim për mirëmbajten e saj gjatë stinëve të vjeshtës dhe dimrit, kur në Kosovë mbretëron mot i ftohtë.
🙎♂️I pranishëm ishte edhe Gusan Hatko, nga kompania Hatko, ekipi i së i cilës do të punojë në fushën hibrid të stadiumit në kryeqytet.
🎖️Mirëmbajtja e kësaj fushe do të bëhet me pajisje të veçanta dhe inovative të cilat janë të dedikuara për fushat hibrid.
🔝 Punimet e kësaj fushe do të vazhdojnë me intensitet të lartë për disa muaj në vazhdim.
https://www.facebook.com/share/v/voX1EXQFmwLegHYR/?mibextid=oFDknk