Një nga rregullat e reja të FIFA-s është vënë në funksion në një nga ndeshjet e orëve të para të mëngjesit.
Nga ky rregull e pësoi Miguel Almiron, i cili u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit të VAR-it, ku paraguajani kishte mbuluar me dorë gojën e tij.
Këtë e shpjegoi vetë FIFA, në postimin e saj të fundit në faqen e tyre zyrtare.
Rregullat u vënë në fuqi nga prilli i këtij viti, pas vendimit të IFAB për të shmangur incidentet racore sikurse në ndeshjen mes Benficës dhe Real Madridit në Ligën e Kampionëve, ku Gianluca Prestianni kishte mbuluar gojën teksa ofendoi Vinicius Jr në baza racore.
Paraguaji, kujtojmë se kishte mposhtur Turqinë me rezultat 0-1 ku dhe i eliminuan nga ky Botëror





