18.3 C
New York
Thursday, October 24, 2024

Buy now

FFK në përfundim e sipër të strategjisë për futbollin e femrave në bashkëpunim me FIFA-n

- Advertisement -

Federata e Futbollit të Kosovës në bashkëpunim me FIFA-n, tash e disa muaj po punon intensivisht në krijimin e strategjisë për futbollin e femrave. Si një dokument i domosdoshëm i cili ndihmon në zhvillimin e futbollit në këtë konkurrencë, me strategjinë e cila pritet të lansohet muajt në vazhdim, FFK do ta ketë më të lehtë të arrijë qëllimet e veta.

Pas punimeve disa muajshe nëpërmjet platformave online, sot Departamenti i futbollit të femrave në FFK, përfaqësues të FIFA-s si dhe përfaqësues të klubeve të futbollit të femrave, gjyqtare, delegate dhe palë tjera të interesit janë bashkuar për të shpalosur ide dhe rekomandime për finalizimin e strategjisë në fjalë.

Arbenita Morina, nga Departamenti i zhvillimit të futbollit të femrave në FIFA, tha se hapi i parë për të zhvilluar futbollin është krijimi i strategjisë.

“Arsyeja pse jemi mbledhur sot këtu është që t’i marrim sugjerimet nga njerëzit që punojnë çdo ditë në futboll, nëpër klube, nëpër shkolla ose edhe në FFK. Do t’i mbledhim të gjitha mendimet e idetë bashkë para se ta publikojmë strategjinë bashkë me federatën dhe FIFA-n. Për ne më e rëndësisshmja është t’ia japim mundësinë e njëjtë të gjithëve. Ne dëshirojmë që secila vajzë që dëshiron të luaj futboll ta ketë mundësinë që të filloj nesër të luaj”, tha Morina.

Nga ana tjetër anëtarja e Komitetit Ekzekutiv në FFK, Vjollca Krasniqi njëherësh kryetare e Komisionit të Futbollit të femrave, tha kjo strategji i shërben FFK-së, klubeve, kombëtareve etj.

“Pa një strategji reale nuk mund të bëhen hapa të mirë në zhvillimin e mëtutjeshëm të në një sektor të caktuar. Shpresoj që me lansimin e kësaj strategjie ne si FFK, por edhe klubet e shoqatat e ndryshme, si të trajnerëve dhe referëve do ta kenë më të lehtë dhe më të qartë jetësimin e qëllimeve të tyre, në mënyrë që të arrijmë një nivel më të lartë të zhvillimit të futbollit të vajzave”, tha ajo.

Pjesëmarrjen në këtë punëtori e vlerësoi edhe Adnan Ademi nga KFF Mitrovica. “Kjo strategji dhe kjo punëtori është shumë e mirëseardhur pasi që jo vetëm Departamenti i futbollit të femrave në FFK e planifikon strategjinë por përfshihemi të gjithë. E pashë që ka ide të mira e pse jo mos të kontribojmë edhe ne që të zhvillohet dhe masivizohet futbolli i femrave”, tha ai.

Edhe ish-futbollistja dhe ish-gjyqtarja Lindita Cena e vlerësoi si tejet pozitive krijimin e kësaj strategjie.

“Mendoj që kjo është shumë e rëndësishme sepse e orienton FFK-në dhe bënë një plan strategjik afatgjatë ku dihen hapat që duhet të ndërmerren që futbolli i femrave të masivizohet”, theksoi ajo.

Kjo punëtori ka zgjatur gjatë gjithë ditës së sotme, derisa pritet që shumë shpejt të përfundojnë punimet në hartimin e strategjisë dhe futbolli i femrave për një periudhë 4-vjeçare ta ketë strategjinë e saj, e cila ndihmon në zhvillim sa më profesional.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit