8.8 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

FFK-ja del me sqarim për tentim-kurdisjen për ndeshjen e femrave

- Advertisement -

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), të mërkurën, një orë para finales së Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave, ka dalë me sqarim në lidhje me tentim-kurdisjen. FFK-ja, ka shkruar se është njoftuar nga mediat për një tentim të tillë dhe ka shtuar se ka filluar me mbledhjen e të gjitha dëshmive rreth pretendimeve të këtij rasti, ndonëse ende zyrtarisht nuk ka marrë ndonjë njoftim apo ankesë për këtë çështje nga klubet e përfshira.

Dy ditë para finales ndërmjet EP Hajvalisë dhe Mitrovicës, ka pasur aludime për tentim të kurdisjes. Mitrovica ka akuzuar Hajvalinë se ka tentuar ta kurdis një ndeshje të mëparshme që është luajtur muajin e shkuar në kuadër të kampionatit. Megjithatë, Hajvalia i ka mohuar të gjitha dha ka paralajmëruar padi për shpifje.

FFK-ja, ka bërë të ditur se çështja është adresuar te organet dhe Komisionet brenda saj por edhe te Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive. “FFK siguron që pretendimet dhe dyshimet që lidhen me këtë rast do të trajtohem me seriozitetin më të madh nga organet tona në aspektin disiplinor, ndërsa në aspektet e tjera do të merren organet shtetërore të Republikës së Kosovës.

Federata e Futbollit të Kosovës do të vazhdojë të marrë masa të nevojshme për të garantuar sigurinë dhe integritetin e futbollit. FFK mbetet e përkushtuar për të promovuar vlerat e ndershme dhe respektimin e garës ‘fair-play’ në futboll dhe do t’i luftojë me të gjithë mekanizmat e saj veprimet e tilla që rrezikojnë integritetin e lojës së futbollit dhe imazhin e Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera FFK në njoftimin e postuar në faqen e saj zyrtare. Finalja mes Hajvalisë dhe Mitrovicës, luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe nis në orën 17:00.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit