9.7 C
New York
Sunday, May 5, 2024

Buy now

Ballkani përfundon në procedurë disiplinore

- Advertisement -

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka hapur procedurë disiplinore ndaj kampionit në fuqi të Kosovës, Ballkanit, me arsyetimin se në minutat 13’, 29’, 32’ dhe 34’, tifozët e tyre, “Xhebrailat”, në kor kanë ofenduar trajnerin e Llapit, Tahir Batatina.

Ndeshja e luajtur fundjavën e shkuar në Suharekë ishte ndërprerë për pesë minuta.

“Të njëjtit edhe pas përfundimit të ndeshjes, derisa ekipi mysafir po shkonte në zhveshtore kanë vazhduar me ofendime në kor ndaj kryetrajnerit të ekipit të FC Llapi Tahir Batatina”, shkruan në arsyetimin e KG të FFK-së.

Ballkani e ka mposhtur 1:0 Llapin të dielën në Suharekë. Falë edhe barazimit të Dritës ndaj Gjilanit, suharekasit u kthyen në vendin e parë kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund.

Në procedurë disiplinore është edhe klubi i futbollit Liria dhe trajneri i saj, Xhengiz Rexhepi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit