10.8 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

FFK hap procedurë disiplinore ndaj zyrtarëve të Ballkanit dhe trajnerit të Dritës

- Advertisement -

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka hapur procedurë disiplinore ndaj zyrtarëve të Ballkanit dhe trajnerit të Dritës Zekirija Ramadani.

Në pamjet që u publikuan, shihet si Ardi Kabashi dhe Idriz Hajrizi janë fyer e ofenduar me Zekirija Ramadanin, ndërsa ka dyshime edhe për sulm fizik.

FFK ka hapur procedurë disiplinore për personat e përmendur, derisa Hajrizin e ka pezulluar derisa të zbardhet rasti.

Hapje e Procedurës :

FC “Ballkani“. Lëshim në organizimin e ndeshjes, Ballkani–Drita. Në minutat 80, 89 dhe 90+2 të ndeshjes tifozët vendas ”Xhebrailat”, hudhin mjete piroteknike tymuese në fushën e lojës. Sipas raportit te delegatit te ndeshjes Ballkani -Drita dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga zyrtari për siguri i FC“Ballkani“. Afati datë 26.04.2024 ora 13:00.

Videoanalisti i FC ”Ballkani”, Ardi Kabashi, ID.023356M93. Pas përfundimit të ndeshjes, në tunelin e lokaleve zyrtare, fyen dhe ofendon me fjalor të rëndë kryetrajnerin e FC ”Drita”, Zekirja Ramadani. Sipas raportit të delegatit te ndeshjes Ballkani–Drita. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga videoanalisti i FC“Ballkani“, Ardi Kabashi . Afati datë 26.04.2024 ora 13:00.

Zyrtari i FC ”Ballkani”, Idriz Hajrizi ID.001422M78. Pas përfundimit të ndeshjes, në tunelin e lokaleve zyrtare, fyen dhe ofendon me fjalor të rëndë kryetrajnerin e FC Drita, Zekirja Ramadani. Sipas raportit te delegatit të ndeshjes Ballkani–Drita. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga zyrtar i FC“Ballkani“. Afati datë 26.04.2024 ora 13:00. Pezullohet pa të drejtë të ushtrimit të detyrës zyrtare deri në kompletimin e lëndës.

Kryetrajneri i FC ”Drita”, Zekirja Ramadani ID.001422M78. Pas përfundimit të ndeshjes, në tunelin e lokaleve zyrtare, fyen dhe ofendon videoanalistin e FC ”Ballkani”. Sipas raportit te delegatit të ndeshjes Ballkani–Drita. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetrajneri FC“Drita“. Afati datë 26.04.2024 ora 13:00.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit