11.6 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Ballkani e eliminon Suharekën për t’u kualifikuar në finalen e Kupës

- Advertisement -

Ballkani e ka eliminuar Suharekën për të siguruar një vend në finalen e Kupës së Kosovës.

Pas fitores 1:0 para dy javëve, kampioni i Kosovës e kreu punën në ndeshjen kthyese pavarësisht që rezultati doli të jetë 2:2.

Ballkani ishte sërish skuadër më e mirë, ashtu siç pritej duke dominuar në të gjitha aspektet.

Gentrit Halili kaloi Ballkanin në epërsi pas një aksioni të shpejtë (17’).

Vendasit kishin edhe një tjetër rast të mirë shënimi por kapiteni Edvin Kuc gjuajti jashtë portës.

Ndërsa, ishte Nazmi Gripshi që dyfishoi epërsinë duke u gjendur në vendin e duhur pas një aksioni të shpejtë.

Pas këtij goli, Suhareka nisi të shfaqë shenja jete duke ndërtuar disa aksione si dhe ngushtuan epërsinë përmes Fitim Susurit, që realizoi një supergol (81’).

Por, e tëra që arritën të bënin ishte goli i dytë dhe njëkohësisht i fundit, sërish përmes Susurit që e la të shtangur portierin vendas (90+2′).

Kështu, Ballkani bëhet skuadra e parë që arrin në finale ndërsa e pret fituesin e përballjes tjetër Drita – Prishtina.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit