FFK fillon ndarjen e çmimit “Futbollistja e Muajit” në Siguria Superligë, Alba Shabani shpallet më e mira e shtatorit

- Advertisement -

Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur një iniciativë të re me synim promovimin, motivimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të futbollit të femrave në vendin tonë me ndarjen e çmimit “Futbollistja e Muajit” në Superligën e Femrave.

Fituesja e parë e këtij çmimi për muajin shtator është futbollistja e KFF Dukagjini, Alba Shabani.

Komisioni për zgjedhjen e “Futbollistes së Muajit”, pas shqyrtimit të paraqitjeve dhe statistikave gjatë muajit shtator, ka vendosur që këtë çmim t’ia ndajë Shabanit, e cila shkëlqeu gjatë tri xhirove të para.

Ajo realizoi 4 gola dhe ishte protagonistja kryesore në ecurinë e suksesshme të KFF Dukagjini, skuadër kjo që arriti tri fitore në tri ndeshjet e para të kampionatit.

E gëzuar për këtë vlerësim, Shabani u shpreh e nderuar që është fituesja e parë e këtij çmimi.

Më poshtë mund të ndiqni intervistën e plotë dhe emocionet e futbollistes pas marrjes së çmimit.

Të ngjashme

Të fundit