Feronikeli ka bërë një hap të madh drejt shpalljes kampion në Ligën e Parë të Kosovës.
Skuadra nga Drenasi triumfoi sot me rezultat të pastër 3:0 ndaj Trepçës së Mitrovicës, duke mbetur vetëm një pikë larg liderit Vushtrria në garën e zjarrtë për kreun e tabelës.
Pas 33 xhirove të zhvilluara, Vushtrria kryeson me 72 pikë, ndërsa Feronikeli renditet i dyti me 71 pikë, duke mbajtur gjallë shpresat për titullin kampion deri në javën e fundit.
Forma e mirë dhe seria e rezultateve pozitive po e afrojnë gjithnjë e më shumë “Niklin” me rikthimin në elitën e futbollit kosovar.






