11 persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur ditën e sotme në Prilep të Deçanit.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ky i fundit ka shtuar edhe se në aksident janë përfshirë 3 vetura, dhe se, të aksidentuarit, sipas mjekëve, janë jashtë rrezikut për jetën.
‘’Sot rreth orës 18:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Prilep- Deçan, në këtë aksident ishin të involvuara tri vetura dhe si pasojë e këtij aksidenti njëmbëdhjetë (11) persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar ne spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor’’, është thënë nga Policia.






