Ferizaji del me komunikatë për ndeshjen me Dukagjinin

- Advertisement -

Skuadra e Ferizajit ka dal me një komunikatë zyratre për ndeshjen e mbrëmshme ndaj Dukagjinit, në finalen e Kupës së Kosovës.

Ferizaji thotë se u dëmtua në dy raste nga gjyqtari Genc Nuza, pasi nuk akordoi dy penallti, një në pjesën e aprë dhe një tjetër në pjesën e dytë.

”Megjithatë, edhe pse skuadra jonë u angazhua maksimalisht, luftoi deri në fund dhe luajti futboll, ne ndjejmë se nuk na u lejua ta fitojmë këtë finale historike për qytetin tonë për shkak të vendimeve të referit kryesor të ndeshjes, Genc Nuza.

Dy penalti të pastra, sipas bindjes sonë, nuk u akorduan në favor të FC Ferizajt.

Rasti i parë ndodhi në pjesën e parë, kur portieri kundërshtar ndërhyri ndaj kapitenit tonë Betim Haxhimusa. Rasti u kontrollua edhe nga VAR, por kjo nuk e bindi referin të ndryshojë vendimin. Madje, sipas asaj që iu komunikua kryetrajnerit tonë Arsim Abazi, u tha se: “VAR po më thotë që është penallti, mirëpo për mua nuk është penallti, por faull në portierin”.

Rasti i dytë ndodhi në fund të ndeshjes, kur kundërshtari e ndali topin me dorë dhe, sipas bindjes sonë, ia pamundësoi lojtarit tonë realizimin e golit. Edhe në këtë rast pati ndërhyrje nga VAR dhe referi kryesor u ftua për rishikim të situatës, mirëpo vendimi mbeti i pandryshuar pa u bërë rishikim nga ana e tij. As ky moment nuk u konsiderua për penallti. Ky vendim solli reagimin e skuadrës sonë në mënyrën që të gjithë e panë, sepse ishte e pamundur të pajtoheshim me atë që po ndodhte në fushë.”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Ferizaji përmes kësaj komunikate tha se do të riorganizohet dhe shumë shpejtë do të rikthehet në elitën e futbollit kosovar.

Kujtojmë që Ferizaji mbrëmë u mposht me rezultat 2-1 nga Dukagjini, në finalen e Kupës së Kosovës.

 

Të ngjashme

Të fundit