Ferizaj: Tre të rinj gjobiten dhe mbesin pa leje në tri raste të ndara në trafik

- Advertisement -

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë masa ndaj tre drejtuesve të automjeteve për shkelje të rënda të rregullave të trafikut, si pjesë e kontrolleve të rregullta për rritjen e sigurisë rrugore.

Sipas Policisë, në rastin e parë, në fshatin Rakaj, është ndaluar një shofer 28-vjeçar i cili drejtonte automjetin me shpejtësi 161 km/h në zonë me kufizim 50 km/h. Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative dhe masë ndalimi i drejtimit për 6 muaj.

Në rastin e dytë, një shofer 23-vjeçar ka mbetur pa patentë-shofer për 12 muaj, pasi ka grumbulluar 10 pikë negative si pasojë e kundërvajtjeve të rënda në trafik.

Ndërsa në rastin e tretë, një tjetër 23-vjeçar është gjobitur me 200 euro, 2 pikë negative dhe ndalim drejtimi për 3 muaj, pasi ka tejkaluar në vijë të plotë dhe në vendkalim për këmbësorë.

Një nga kundërvajtjet është raportuar edhe nga qytetarët përmes platformës “Lajmëro policinë”.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë kontrollet e rregullta dhe aktivitetet e intensifikuara me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë dhe respektimit të dispozitave ligjore në trafik”, thotë PK.

Të ngjashme

Të fundit