Home Lajme Feraj me orvatje të çuditshme, kërkon “opozitë edhe më kundërshtuese se Albini” ndaj Asociacionit të pranuar nga Kurti

Feraj me orvatje të çuditshme, kërkon “opozitë edhe më kundërshtuese se Albini” ndaj Asociacionit të pranuar nga Kurti

0
Feraj me orvatje të çuditshme, kërkon “opozitë edhe më kundërshtuese se Albini” ndaj Asociacionit të pranuar nga Kurti

Me profesion thuhet të jetë filozof, por duket që dijen kurrë s’e ka dashur; filozofia duke qenë atraksion ndaj dijes. Pse? Sepse dija rëndon ka formë të strukturuar dhe kërkon koherencë të pjesëve; e këtë – Hysamedin Feraj, këshilltar i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti – nuk e zotëron.

Në një orvatje krejtësisht të çrregulluar provon të kërkojë “opozitë edhe më kundërshtuese se Albini” ndaj Asociacionit që Kurti e ka pranuar.

Diku thotë kështu, e diku ashtu, por juve lexues të dashur po ua përcjellim shkrimin “bruto” ose më mirë të themi brutal, të Ferajt:

Fort e dëshiroj, e pak e shpresoj se opozita në Kosovë do ta ndalojë me të gjitha mjetet demokratike krijimin e asocacionit të komunave me shumicë serbe, siç pati vepruar Albini.

E dëshiroj, por, përkundrazi, më heqin shpresën, sepse deri tan veç po ankohet pse është vonuar e po vonohet, dhe prapë po nga Albini!

Por, më në fund duket se janë përçarë me Vuçiqin:

Ky thotë se varianti i propozuar së fundmi e dobëson variantin Thaçi-Mustafa, opozita jonë thotë se e forcon.

Por, pastaj del se pajtohen me Vuçiqin:

Varianti Thaçi-Mustafa ka qenë më i mirë se varianti Kurti-Bislimi!

Eh, sikur të kishim një opozitë më kundërshtuese se Albini, ndaj çfarëdo varianti, dhe sidomos më të besueshme në vendosmëri, për ta ndaluar përgjithmonë ose së paku për ta zvarritur krijimin e saj, e në rast krijimi, për t’i dobësuar në maksimum variantet e deri tashëm!

Pastaj mbase i vinte radha Albinit ta kundërshtojë prapë edhe variantin e tyre, e kështu të shtyhej “në përjetësi”.

Exit mobile version