9.1 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Fëmijët e parë të 2022-ës në Shqipëri janë dy djem

- Advertisement -

Fëmija i parë që ka lindur në vitin 2022 në Shqipëri është djalë.

Foshnja e cila u quajt Akid erdhi në jetë në sekondat e para të vitit të ri në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.

Ndërsa në maternitetin “Koco Gliozheni” po në kryeqytetin shqiptar, fëmija i parë erdhi në jetë pas ndërrimit të viteve dhe është po ashtu djalë.

Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook.

“Mirë se erdhe AKID. Fëmija i parë i vitit 2022 është djalë, që lindi shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në orën 12:00. Është djalë edhe bebi i parë që erdhi në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni”, 1 minutë pas ndërrimit të viteve Jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë Akid & Aiden”./ TCh/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit