FC Suhareka është në rrugë të mbarë drejt inkuadrimit në Superligën e Kosovës në futboll.
Klubi suarekas, aktualisht është në vendin e dytë në Ligën e Parë, por në bazë të lojës dhe organizimit të shkëlqyeshëm është në rrugën e duhur drejt realizimit të objektivit kryesor: inkuadrimit në Superligë.
Lidhur me ecurinë e deritanishme, FC Suhareka ka lavdëruar punën e kryetrajnerit Arsim Thaçit.
“Projekti serioz i besuar kryetrajnerit Thaçi drejt inkuadrimit në Superligën e Kosovës është në rrugë të mirë për tu realizuar pasiqë puna, diciplina, karakteri, serioziteti i tij kanë bërë që grupi i futbollistëve të jetë më i bashkuar se kurrë”, është thënë në komunikatën e FC Suhareka, raporton Scanner.
FC Suhareka drejtohet nga biznesmeni i njohur, Rrustem Aliaj, i cili është president i klubit.
Komunikata e plotë:
Të bashkuar drejt qëllimit!💪
Puna e shkëlqyer e kryetrajnerit Arsim Thaçi ka sjellë ecuri fantastike të këtij fillim kampionati pranveror, nga 2 ndeshjet në ligë kemi arritur 2 fitore me 4 gola të shënuar e asnjë të pranuar kshtu duke qëndruar mbrapa vendit të parë me vetëm dy pikë dallim, gjithashtu duke arritur çerekfinalen në Kupën e Kosovës.
Projekti serioz i besuar kryetrajnerit Thaçi drejt inkuadrimit në Superligën e Kosovës është në rrugë të mirë për tu realizuar pasiqë puna, diciplina , karakteri, serioziteti i tij kanë bërë që grupi i futbollistëve të jetë më i bashkuar se kurrë.
Në xhironë e 17-të udhëtojmë drejt Pejës për ndeshjen ndaj Rilindja 1974, maksimalisht të fokusuar për të vazhduar karvanin drejt Superligës.
Për ty Suharekë! 💛🖤
#fcsuhareka
#arsimthaqi
#drejtsuperligës
#malesiareisen #famisco #capitalinvest #etika #edconstruction #bpb #laboil #swisswindows #albfix #bsrgroup #edelweiss #jysk #kfc #sigmapharm