15.4 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

FC Suhareka fiton si mysafire, mposht Trepça’89

- Advertisement -

Skuadra e FC Suhareka ka arritur tê marrë një fitore të rëndësishme si mysafire, duke e mposhtur skuadrën mitrovicase Trepca’89 me rezultat 0:2, në kuadër të xhiros së 15-të, shkruan Scanner.

Presidenti i FC Suhareka, Rrustem Aliaj, e ka quajtur fitore në stil të kampionit.

“Me këmbë në tokë e të bashkuar , me punë e sjellje të kujdeshme e karakter të fortë do vazhdojmë deri në përmbushjen e objektivave të klubit , faleminderit për emocione djelmoshat fantastik të Suharekës”, shkruan Aliaj.

Postimi i plotë:

Fitore në stil kampioni e skuadrës së FC SUHAREKA ndaj Mitrovicasëve si mysafir.

Në kryendeshjen e kësaj jave djelmoshat e udhëhequr nga trajneri Arsim Thaçi dhe staffi i tijë sot treguan karakterin e tyre të vërtetë duke triumfuar pikët e plota ndaj një rivali mjaft të fort ku edhe ndeshja ishte shumë cilësore nga të dyja palët , i përgëzojë futbollistët tanë për luftën e treguar , duke shfaqur stilin e kampionit të vërtetë , ndërsa vendasit e KF Trepça’89 i falenderojë jashtzakonisht shumë për mikpritjen , lojën fer dhe korrekte duke iu uruar gjitha të mirat në vazhdim e suksese në vazhdimin e kampionatit.

Me këmbë në tokë e të bashkuar , me punë e sjellje të kujdeshme e karakter të fortë do vazhdojmë deri në përmbushjen e objektivave të klubit , faleminderit për emocione djelmoshat fantastik të Suharekës.

Na priftë e mbara !
𝗣𝗲̈𝗿 𝘁𝘆 𝗦𝘂𝗵𝗮𝗿𝗲𝗸𝗲̈ ! 💛🖤

Me respekt ,
Rrustem Aliaj , President i FC SUHAREKA.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit