Fatos Geci sërish me gjuhë të tmerrshme ndaj ish-Presidentit Thaçi: “…me 19 maj lidhesh per krjet jeten”

- Advertisement -

Deputeti i Guxo-s, pjesë e ish-grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, është rikthyer me tjetër koment të rëndë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, kësaj radhe në Facebook, nën një postim të IndeksOnline për intervistën e Thaçit nga Haga në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut.

Në postimin ku citohej deklarata e Thaçit se “më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart për të shkruar”, Geci komentoi: “Mire qe koke pergadit se tash me 19 maj lidhesh per krjet jeten”.

Më 21 prill, gjatë një seance në Kuvend, Geci kishte përshëndetur dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit dhe kishte deklaruar se “të njëjtin fat” do ta kishte edhe ish-presidenti Thaçi.

Deklarata nxiti indinajtë në opinion, por nga partia në pushtet nuk pati distancim të plot nga deklaratat e Gecit./ Nacionale.

Të ngjashme

Të fundit