Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka njoftuar se ai s’do e drejtojë më degën e GUXO-s në Mitrovicë.
Peci, i ka uruar kryetarit të ri të degës së GUXO’s atje, Enis Osmanit, suksese në konsolidimin e mëtejshëm të partisë.
Postimi:
Falënderim për strukturën e GUXO-s në Mitrovicë
Për 4 vite, përveç bashkëkryetar, drejtova edhe degën e GUXO-s në Mitrovicë.
Nga zemra, faleminderit për punën, përkushtimin e angazhimin e përbashkët.
GUXO, në zgjedhjet e fundit, në garën për asamble, doli e 3-ta.
Partneriteti i shëndoshë me Albin Kurtin dhe VV-në ishte vendimtar për ndryshimin e qeverisjes në Mitrovicë, ku edhe GUXO ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm. Bashkë do të vazhdojmë.
Kryetarit të ri të degës së GUXO-s në Mitrovicë, Enis Osmani, dhe ekipit të tij i uroj sukses në konsolidimin e mëtejshëm të partisë.






