Çfarë rikthimi i çmendur, Roma përmbys Atalantën në minutat shtesë

- Advertisement -

Roma ka bërë një rikthim spektakolar ndaj Atalantës, duke e përmbysur ndeshjen në minutat shtesë dhe duke marrë fitoren e tretë radhazi në Serie A. Të dyja skuadrat e nisën sezonin me nga dy fitore, ndaj përballja në Olimpico ishte një nga sfidat më të forta të xhiros së tretë.

Atalanta kaloi në epërsi me Edersonin në fillimin e pjesës së dytë dhe për një kohë të gjatë dukej se Roma do ta pësonte humbjen e parë sezonale.
Por skuadra e Gian Piero Gasperinit nuk u dorëzua.

Në minutat shtesë erdhi shpërthimi i madh i vendasve: fillimisht Mario Hermoso barazoi rezultatin, ndërsa pak më vonë Matías Soulé shënoi golin e fitores, duke kompletuar një përmbysje të jashtëzakonshme.

Me këtë fitore, Roma shkon në 9 pikë pas tri xhirove dhe mban kreun e tabelës së bashku me Interin, por me një golaverazh fantastik prej 10-1.
Roma tashmë ka fituar të tri ndeshjet e para dhe po jep sinjale të forta se këtë sezon synon të jetë protagoniste në luftën për titull.

Në xhiron e ardhshme, Roma do të udhëtojë te Torino, ndërsa Atalanta do të kërkojë rikthimin te fitorja në shtëpi ndaj Cagliarit.

Të ngjashme

Të fundit